top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | FILUAN FESTIMET E THEMELIMIT TË REPUBLIKËS.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Oct 3
1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Republika Popullore e Kinës filloi festimet e Ditës Kombëtare, 77-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore.


Në Pekin, mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Tiananmen për ceremoninë tradicionale të ngritjes së flamurit.


Pas himnit kombëtar, flamuri kinez u ngrit në shesh, ku u lëshuan edhe pëllumba në fund të ceremonisë”.


Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Xinhua”.


Festa shënon fillimin e Javës së Artë, e cila do të vazhdojë deri më 7 tetor dhe përfaqëson një nga periudhat kryesore të vitit për turizëm dhe konsum.


Sipas vlerësimeve të raportuara nga entet mediatike kineze, priten afërsisht 2.13 miliardë udhëtime ndërrajonale gjatë shtatë ditëve, mesatarisht rreth 300 milionë në ditë.


Në Pekin, Aeroporti Ndërkombëtar i Kryeqytetit pret të përballojë mbi 1.66 milionë pasagjerë gjatë javës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacioni

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page