top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | MBI 41 MILIONË VOTUES/E U FTUAN TË ZGJEDHIN PRESIDENTIN E RI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 56 minutes ago
  • 2 min read

Bogotë, Kolumbi | Qendrat e votimit u hapën për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.


U konstatua se kjo ishte një prej fushatave zgjedhore më të polarizuara në vitet e fundit, e shënuar nga një debat i tensionuar mbi sigurinë, paqen, ekonominë dhe qeverisjen.


Sot, 41,421,973 qytetarë janë thirrur të votojnë në 118,346 qendra votimi për të zgjedhur pasardhësin e Presidentit në largim Gustavo Petro.


Në këtë skenar ku zgjedhja është midis vazhdimësisë ose prishjes, tre figura kyçe dalin midis 11 kandidatëve në garë:

1- Z. Ivan Kepeda (Cepeda), përfaqësues i qeverisë aktuale të krahut të majtë dhe një mbështetës i dialogut.

2- Znj. Paloma Valencia, figurë e qendrës së djathtë dhe trashëgimtare politike e Uribizmit,

3- Z. Abelardo de la Espriella, kandidat i pavarur që kërkon një votë proteste nga shoqëria duke mbrojtur një vijë të ashpër.


Sipas Regjistrit Kombëtar të Votuesve, mbi 1.4 milion votues të kualifikuar jashtë vendit do të votojnë në 253 qendra votimi të ngritura në 67 vende.


Siguria në qendrat e votimit do të sigurohet nga 408 mijë anëtarë të forcës së sigurisë.


Për më tepër, 1330 vëzhgues ndërkombëtarë do të monitorojnë vlefshmërinë e procedurave, misioni më i madh në historinë zgjedhore të Kolumbisë.


Mbyllja e kufijve dhe ndalimi i shitjes së alkoolit janë masa administrative në fuqi.


Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 16:00 sipas orës vendore (23:00 në Shqipëri), kur do të fillojë numërimi, i cili pritet të zgjasë dy deri në tre orë.


Nëse asnjëri kandidat nuk merr më shumë se gjysmën e votave të vlefshme, dy kandidatët me më shumë vota do të kalojnë në balotazh më 21 qershor, ku do të zgjidhet kandidati që merr shumicën e thjeshtë të votave.


Ligji ndalon votimin jashtë qendrave të votimit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page