BOLIVI | KRIZA POLITIKE DHE SHOQËRORE KA KAPUR KULMIN; DY PUNONJËS POLICIE U PLAGOSËN ME ARMË ZJARRI NGA PROTESTUESIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
La Paz, Bolivi | “Dhuna u përshkallëzua në Bolivi, ku dy punonjës policie u plagosën nga të shtënat me armë zjarri gjatë një operacioni të përbashkët me ushtrinë për të pastruar një postbllok rrugor në Shën Xhulian (San Julian), në departamentin e Shën Kruzit (Santa Cruz)”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “El Deber”.
Incidenti është pjesë e një krize sociale dhe politike që ka rezultuar tashmë në 10 vdekje, 37 lëndime, 365 arrestime dhe 28 sulme ndaj punonjësve të enteve mediatike.
Sipas autoriteteve, të paktën 103 pika kontrolli mbeten aktive në shtatë departamente në vend, duke ndikuar në furnizimin me karburant, ushqim, ilaçe dhe oksigjen mjekësor, dhe duke ndikuar rëndë në spitale dhe shërbime thelbësore.
Ndërhyrja e policisë filloi në agim me qëllim rihapjen e rrugës që lidh Shën Kruzin (Santa Cruz) me Beni-n, e bllokuar për më shumë se tre javë nga grupe të afërta me ish-Presidentin Evo Morales.
Fillimisht, punonjësit e policisë arritën të hiqnin barrikadat dhe pengesat, duke lejuar kalimin e automjeteve që kishin ngecur për ditë të tëra.
Megjithatë, situata u përshkallëzua kur protestuesit u rigrupuan dhe u përballën me forcat e sigurisë me gurë, fishekzjarre, shkopinj dhe hanxharë.
Pak më pas, u qëlluan me armë, duke plagosur një toger 22-vjeçar në kokë dhe një oficer të dytë në këmbë.
Të përballur me rrezikun e viktimave të mëtejshme, policia urdhëroi një tërheqje taktike.
Protestuesit më pas rivendosën bllokimin e rrugës, duke e mbajtur trafikun të bllokuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments