KILI | PRESIDENTI JOSE ANTONIO KAST: 60 DITË NDALIM PËR IMIGRANTËT E PARREGULLT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 minutes ago
- 1 min read
Santiago, Kili | Presidenti Jose Antonio Kast pohoi paraqitjen në Kongres të dy projektligjeve reformuese që synojnë forcimin e kontrollit të imigracionit të parregullt, duke përfshirë zgjatjen e periudhës së ndalimit për të huajt pa dokumente që presin deportimin nga pesë në 60 ditë.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në kompleksin kufitar Çakallutës (Chacalluta), në kufirin me Perunë, e cila u raportua nga mediat kiliane.
Masa parashikon gjithashtu mundësinë e zgjatjes së ndalimit për dy periudha shtesë deri në 60 ditë secila, në varësi të justifikimit nga autoritetet.
Për presidentin Kast, këto janë mjete të nevojshme për të zbatuar dëbimet administrative të urdhëruara tashmë kundër migrantëve që hyjnë në vend ilegalisht.
Qeveria ka njoftuar gjithashtu një projektligj që do të kriminalizonte hyrjen dhe daljen e parregullt nga vendi dhe do të kriminalizonte ata që lehtësojnë transportin e migrantëve të paligjshëm.
Iniciativa është pjesë e vijës së ashpër ndaj imigracionit të premtuar nga presidenti Kast gjatë fushatës së tij zgjedhore.
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 330 mijë të huaj jetojnë në Kili pa një leje qëndrimi të vlefshme.
Në vitin 2025, u lëshuan gati 24 mijë urdhra dëbimi, shifra më e lartë në vitet e fundit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments