VENEZUELË | U SHËNUA VDEKJA E NJËZETË NË BURGJE QË NGA MUAJI PRILL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Një tjetër i burgosur ka vdekur në një paraburgimin shtetëror në Venezuelë, duke e çuar në 20 numrin e vdekjeve të regjistruara në burgjet dhe qendrat e paraburgimit të vendit që nga 1 prilli i këtij viti.
Observatori i Burgjeve Venezueliane (OVP) denoncoi vdekjen e z. Viktor (Víctor) Alfonso Rivero në qendrën e trajnimit “Hombre Nuevo” (e thënë në shqip “Njeriu i Ri”) në Karupano (Carúpano), shteti Sukre (Sucre).
Vdekja e re pohon përkeqësimin progresiv të kushteve në sistemin e burgjeve dhe mungesën e një reagimi efektiv nga autoritetet.
Shumë nga vdekjet e regjistruara lidhen me mungesën e kujdesit mjekësor, vonesat në transferimet në spital dhe kushtet e paraburgimit të papajtueshme me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments