SHBA-ës | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: PËR SA KOHË QË TURQIA MBAN SISTEMIN RAKETOR RUS AJO NUK MUND T'I BASHKOHET PROGRAMIT F-35.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio, ia mbylli derën Turqisë për F-35-at dhe shkarkoi ambasadorin amerikan në Ankara, Tom Berçk (Barrack).
“Për sa kohë që Turqia e mban sistemin raketor rus, ajo nuk mund t'i bashkohet programit F-35”, tha Sekretari Rubio.
“Ligji amerikan e detyron qeverinë amerikane ta mbajë Turqinë jashtë programit të avionëve luftarakë F-35”, tha Sekretari Rubio, gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Ai pranoi se Ankaraja ende zotëron sistemin rus të raketave S-400 dhe për këtë arsye, bazuar në ligjin amerikan, qeveria amerikane nuk ka mundësinë të shqyrtojë rivendosjen e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments