top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
SHBA-ës | SULMET IRANIANE KANË SHKAKTUAR DËME NË BAZAT AMERIKANE NË LINDJEN E MESME QË LLOGARITEN DERI NË 5.1 MILIARDË $.
Uashington, Amerikë | “Sulmet me raketa dhe dronë të nisura nga Irani midis shkurtit dhe qershorit 2026 shkaktuan dëme shumë më serioze sesa ishin raportuar më parë në të paktën 20 instalime ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, përfshirë selinë e Flotës së Pestë të Marinës Amerikane në Bahrein”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Wall Street Journal”. Në këtë instalim të fundit, selia e bazës, një duzinë ndërtesash dhe dy terminale komunikimi satelitor u goditën, duke i
Agjencia Telegrafike Vox
BOLIVI | MUNGESË E THEKSUAR LËNDËSH DJEGËSE FOSILE; RADHA NË PIKAT E KARBURANTEVE ZGJAT DISA DITË.
La Paz, Bolivi | Kriza e furnizimit me benzinë vazhdon pavarësisht përfundimit të protestave dhe bllokadave që kishin paralizuar transportin dhe shpërndarjen e karburantit në të gjithë vendin për më shumë se një muaj. “Kompanitë e transportit të pasagjerëve raportojnë se operojnë me 30% kapacitet për shkak të mungesës së naftës dhe benzinës, ndërsa mijëra pasagjerë janë të bllokuar në terminale”, raportoi enti mediatik vendor “El Deber”. Radhët në stacionet e karburantit thuh
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: PEMEX-i SYNON 1.8 MILION FUÇI NË DITË ME PETROBRAS-in.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Kompania meksikane e naftës Pemex synon të arrijë prodhimin prej 1.8 milion fuçish në ditë, falë edhe bashkëpunimit të saj me Petrobras-in e Brazilit në kërkimin e depozitave të reja”. Kështu njoftoi presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum, duke shpjeguar se grupi brazilian do të ofrojë mbështetje teknologjike, veçanërisht në eksplorimin e ujërave të thella. Fusha e naftës Cantarell, dikur fusha kryesore e naftës e Meksikë
Agjencia Telegrafike Vox
AMBASADORI IZRAELIT NË SHTETET E BASHKUARA JEKIEL LAJTER (YECHIEL LEITER): PRESIDENTI LIBANEZ JOZEF AUN (JOSEPH AOUN) DO TË TAKOHET ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MË 21 KORRIK.
Uashington, Amerikë | Ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara, Jekiel Lajter (Yechiel Leiter), njoftoi gjatë një takimi me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington se presidenti libanez Jozef Aun (Joseph Aoun) do të takohet me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) më 21 korrik. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
AMBASADORI IZRAELIT NË SHTETET E BASHKUARA JEKIEL LAJTER (YECHIEL LEITER): RAUNDI I ARDHSHËM I NEGOCIATAVE IZRAEL-LIBAN DO TË ZHVILLOHET NË ROMË MË 15-16 KORRIK.
Uashington, Amerikë | Ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara, Jekiel Lajter (Yechiel Leiter), njoftoi gjatë një takimi me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington se raundi i ardhshëm i bisedimeve midis Izraelit dhe Libanit do të mbahet javën e ardhshme, më 15 dhe 16 korrik, në Romë. Takimi do të mbahet në nivel ambasadorësh. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN DËSHIRON ME GJITHË SHPIRT T’I JAPË FUND LUFTËS NË UKRAINË.
Uashington, Amerikë | “Putini dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë, ai e dëshiron këtë me gjithë shpirt”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në Zyrën Ovale. “Edhe Zelenski e dëshiron këtë, do të flasim për këtë në samitin e NATO-s”, tha ai më tej. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | NIPI I ISH-PRESIDENTIT RAUL KASTRO (CASTRO): JAM GATI T’I QAJ HALLET E KUBËS ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
Havanë, Kubë | “Nipi i ish-presidentit Raul Kastro (Castro), i quajtur Raul Guillermo Rodriguez Kastro (Castro), me moshë 42 vjeç, i njohur rëndom edhe si Cangrejo (gaforre) për një deformim në njërin gisht, është gati të negociojë të ardhmen e Kubës me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump)”. Kështu raportoi enti mediatik amerikan “USA Today”. “Nëse emërohem, mund të negocioj me këdo që zgjedh qeveria amerikane. Nëse më jepet mundësia, do të doja ta bëja këtë drejtpërdrejt
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PËR KRYEMINISTREN XHORXHA (GIORGIA) MELONI LYPET URDHËR NDALIMI.
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se ndaj kryeministres italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni lypet një urdhër ndalimi. Ai e bëri këtë koment në rrjetin shoqëror virtual “Truth”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | 72% E VENDIT PA ENERGJI ELEKTRIKE; PARTIA KOMUNISTE KA ZËNË KOKËN ME DORË.
Havanë, Kubë | “Kuba po përgatitet të regjistrojë një numër të ri rekord ndërprerjesh të energjisë sot, me 72% të vendit që pritet të jetë pa energji elektrike gjatë orëve të pikut të konsumit”. Kështu parashikoi Unioni i Energjisë Elektrike (UNE), kompania shtetërore që menaxhon rrjetin kombëtar. Gjatë orëve të pikut, vetëm 1000 megavat kapacitet gjenerues do të jenë të disponueshëm, krahasuar me një kërkesë të vlerësuar prej 3100 megavatësh, duke rezultuar në një deficit pr
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | TRE NGA DJEMTË E ISH-UDHËHEQËSIT SUPREM ALI KHAMENEI PO MARRIN PJESË NË CEREMONINË E LAMTUMIRËS; DJALI I KATËRT MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI KA FRIKË DALI NË PUBLIK.
Teheran, Iran | Tre nga djemtë e ish-udhëheqësit suprem Ali Khamenei, Mostafa-i, Masud-i (Masoud) dhe Meisam-i, po marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës për herë të parë sot për t'u lutur në nder të babait të tyre. Djali tjetër dhe pasardhësi i ish-udhëheqësit Khamenei, udhëheqësi i tanishëm suprem Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei, i cili nuk është parë në publik që nga emërimi i tij në detyrë, nuk po merr pjesë as në lutje dhe as në ceremoninë e lamtumirës, e cila filloi dje.
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | AVOKATI I EL ÇAPOS: 32 ZYRTARË VENDAS JANË TË LIDHUR ME TRAFIKANTËT E DROGËS; EMRAT DO T’UA DËRGOJ NË SHBA-ës.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Avokati Gerardo Rinkon (Rincon) Flores i trafikantit të drogës Zhoakuin (Joaquín) Guzman i njohur si “El Çapo”, njoftoi se do t'u dërgojë autoriteteve amerikane një listë me 32 zyrtarë meksikanë që ai pretendon se kishin lidhje me trafikun e drogës gjatë administratave të ish-presidentëve Enrikue (Enrique) Pena Nieto dhe Andres Manuel Lopez Obrador. Në një intervistë me programin “La Saga”, ai argumentoi, pa dhënë prova, se
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KOMUNIZMI KA TREGUAR FYTYRËN E TIJ TË SHËMTUAR KËTU NË AMERIKË; KOMUNIZMI ËSHTË KANCER.
Uashington, Amerikë | “Komunizmi ka treguar fytyrën e tij të shëmtuar këtu në Amerikë. Është si një kancer, duhet të zhduket dhe duhet të bëhet shpejt”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


