KUBË | NIPI I ISH-PRESIDENTIT RAUL KASTRO (CASTRO): JAM GATI T’I QAJ HALLET E KUBËS ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | “Nipi i ish-presidentit Raul Kastro (Castro), i quajtur Raul Guillermo Rodriguez Kastro (Castro), me moshë 42 vjeç, i njohur rëndom edhe si Cangrejo (gaforre) për një deformim në njërin gisht, është gati të negociojë të ardhmen e Kubës me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump)”.
Kështu raportoi enti mediatik amerikan “USA Today”.
“Nëse emërohem, mund të negocioj me këdo që zgjedh qeveria amerikane. Nëse më jepet mundësia, do të doja ta bëja këtë drejtpërdrejt me Trampin (Trump)”, tha ai në intervistë.
Ndoshta kjo është arsyeja pse, me kalimin e kohës, Raulito ka zhvilluar kanale të drejtpërdrejta dhe të tërthorta komunikimi me zyrtarë të lartë amerikanë, siç është sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio, si dhe me biznesmenë me lidhje të mira dhe njerëz pranë Shtëpisë së Bardhë.
“Nuk e konsideroj veten politikan. Nuk kam qenë kurrë i interesuar për politikën. Por nëse në një moment Revolucioni do të më kërkonte, unë do ta bëja”, tha ai, vazhdoi ai, duke e bërë të qartë se nuk do të sakrifikonte kurrë parimet e Revolucionit Kuban të vitit 1959, as sovranitetin e vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments