SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | AVOKATI I EL ÇAPOS: 32 ZYRTARË VENDAS JANË TË LIDHUR ME TRAFIKANTËT E DROGËS; EMRAT DO T’UA DËRGOJ NË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Avokati Gerardo Rinkon (Rincon) Flores i trafikantit të drogës Zhoakuin (Joaquín) Guzman i njohur si “El Çapo”, njoftoi se do t'u dërgojë autoriteteve amerikane një listë me 32 zyrtarë meksikanë që ai pretendon se kishin lidhje me trafikun e drogës gjatë administratave të ish-presidentëve Enrikue (Enrique) Pena Nieto dhe Andres Manuel Lopez Obrador.
Në një intervistë me programin “La Saga”, ai argumentoi, pa dhënë prova, se dosja do të zgjeronte një listë të mëparshme me dhjetë emra dhe mund të kishte pasoja të rëndësishme.
Ai se disa nga zyrtarët e përmendur janë ende në detyrë.
Gjatë intervistës, avokati Flores denoncoi gjithashtu kërcënimet dhe përpjekjet e dyshuara për frikësim kundër tij, duke përmendur Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrin e Sigurisë Omar Garcia Harfuk (Harfuch).
Autoritetet meksikane deri më tani nuk kanë komentuar mbi akuzat.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments