top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
SHBA-ës | BURSA E JORKUT TË RI: ÇMIMET E NAFTËS PO RRITEN ME SHPEJTËSI.
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten pas njoftimit të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), se armëpushimi në Iran kishte mbaruar. Kontratat e ardhshme të naftës WTI për muajin gusht po tregtohen me 74.90 $ për fuçi, duke u rrituar me 6.30%. Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent për muajin shtator po tregtohen me rreth 78.72 $ për fuçi, duke u rritur me 6.15%. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njoh
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): FUND MARRËDHËNIEVE TREGTARE ME SPANJËN; ËSHTË RAST I PASHPRESË; ËSHTË ALEATE E KEQE DHE ARMIQËSORE.
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Spanja është një aleat i tmerrshëm, nuk dua të kem marrëdhënie me ta, marrëdhëniet tregtare kanë mbaruar, ata janë një rast i pashpresë; ka edhe disa vende të tjera, por Spanja është veçanërisht armiqësore”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte para fillimit të samitit të NATO-s. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com |
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ARMËPUSHIMI ME IRANIANËT KA MBARUAR; ATA JANË TË SËMURË.
Ankara, Turqi (Türkiye) | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), ka folur për herë të parë rreth sulmeve kundër Iranit mbrëmë. Në një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ai konfirmoi se ushtria amerikane i kishte goditur shumë rëndë. “Mendoj se armëpushimi ka mbaruar. Ata janë të sëmurë. Ka diçka që nuk shkon me ta. Ne thamë, shkoni dhe merruni me punët tuaja, dhe në vend të kësaj ata filluan të qëllonin me raketa dhe të sulmonin anije dje. Kështu që ne
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: KËRKOJ SQARIME NGA FBI-ja PËR ARRESTIMIN E TRAFIKANTIT TË DROGËS ISMAEL ZAMBADA.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum i ka kërkuar Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të japë sqarime mbi transferimin e trafikantit të drogës Ismael Zambada (i njohur rëndom edhe si El Maio) në ShBA-ës dhe përfshirjen e mundshme të agjentëve amerikanë në tokën meksikane pa autorizim. Ajo i ka udhëzuar Ministrisë së Punëve të Jashtme t'i kërkojë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm (FGR)
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SULMET E FUNDIT AMERIKANE KUNDËR IRANIT JANË 4-5 HERË MË TË FORTA.
Uashington, Amerikë | “Sulmet e fundit të SHBA-së kundër Iranit ishin katër ose pesë herë më të fuqishme dhe shumë më të gjera se ato të dhjetë ditëve më parë”. Kështu raportoi enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke cituar një zyrtar vendor. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës ANULUAN LICENCËN E SHITJES SË NAFTËS IRANIANE.
Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e anulojnë (revokojnë) përjashtimin iranian të 21 qershorit për naftën, i cili autorizoi prodhimin, dërgesën dhe shitjen e naftës bruto. “Siç e kanë deklaruar vazhdimisht presidenti Tramp (Trump) dhe administrata, memorandumi ekzistues i mirëkuptimit me Iranin është tërësisht i bazuar në rezultate; Irani do të përfitojë vetëm nëse tregon sjellje të duhur”. Kështu njoftoi një zyrtar, duke theksuar se veprimet e Iranit në
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | KOMANDA QENDRORE (CENTCOM): NISËN SULME TË ASHPRA KUNDËR IRANIT.
Uashington, Amerikë | “ShBA-ës kanë nisur një seri sulmesh të rënda kundër Iranit”. Kështu njoftoi Komanda Qendrore (Centcom) - komanda rajonale përgjegjëse për Lindjen e Mesme. Sulmet thuhet se kishin për qëllim Iranin për t'i imponuar kosto të larta për synimin dhe sulmin ndaj anijeve tregtare me civilë të pafajshëm në bord në ujërat ndërkombëtare. Kjo vjen pas raportimeve për sulme ndaj tre anijeve cisternë në Ngushticën e Hormuzit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjenci
Agjencia Telegrafike Vox


TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): MË PËLQEN KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI POR AJO NUK ISHTE ATY PËR NE.
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Më pëlqen Xhorxha (Giorgia) Meloni, ajo është një person i mirë, por ajo nuk ishte aty për ne, për Iranin”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), në Ankara. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NATO-ja NA KA ZHGËNJYER.
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Ne kemi investuar në NATO; aleatët duhet të jenë të gatshëm të japin një dorë. Italia, Gjermania dhe Franca, madje edhe Britania e Madhe, kanë refuzuar të ndihmojnë për Iranin”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump). “Po i testoja aleatët për Iranin”, tha presidenti Tramp (Trump) në Ankara. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): TËRHEQJE E MËTEJSHME E TRUPAVE NGA EVROPA?; DO TA SHOHIM.
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Do ta shohim. Jam shumë i zhgënjyer me NATO-n”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në Ankara, kur u pyet për një reduktim të mundshëm të mëtejshëm të trupave në Evropë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): GROENLANDA DUHET TË KONTROLLOHET NGA SHBA-ës; ËSHTË E RËNDËSISHME PËR SHBA-ës.
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Groenlanda duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara; është e rëndësishme për ShBA-ës”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në Ankara. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | DEPARTAMENTI I SHTETIT: SHPREHIM SHQETËSIM PËR TESTIN E NJË RAKETE BALISTIKE NDËRKONTINENTALE (SLBM) TË KRYER NGA PEKINI NË OQEANIN PAQËSOR.
Uashington, Amerikë | Departamenti i Shtetit shprehu shqetësimin e tij të madh në një deklaratë të hënën në lidhje me provën e marinës kineze të një rakete balistike ndërkontinentale (SLBM) të lëshuar nga nëndetëse në Oqeanin Paqësor. “Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po punojnë më shumë se kurrë për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore, Kina po bën të kundërtën. Rritja e shpejtë dhe e errët e arsenalit të saj bërthamor nga Pekini është shqetësuese e madhe për rajo
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


