BOLIVI | MUNGESË E THEKSUAR LËNDËSH DJEGËSE FOSILE; RADHA NË PIKAT E KARBURANTEVE ZGJAT DISA DITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 58 minutes ago
- 1 min read
La Paz, Bolivi | Kriza e furnizimit me benzinë vazhdon pavarësisht përfundimit të protestave dhe bllokadave që kishin paralizuar transportin dhe shpërndarjen e karburantit në të gjithë vendin për më shumë se një muaj.
“Kompanitë e transportit të pasagjerëve raportojnë se operojnë me 30% kapacitet për shkak të mungesës së naftës dhe benzinës, ndërsa mijëra pasagjerë janë të bllokuar në terminale”, raportoi enti mediatik vendor “El Deber”.
Radhët në stacionet e karburantit thuhet se mund të zgjasin deri në tre ditë, një situatë që (sipas shoferëve të kamionëve) zbulon vështirësi që lidhen me aftësinë e shtetit për të garantuar furnizimin me karburant të importuar.
Nafta është produkti që përjeton mungesën më të madhe, me pasoja veçanërisht në transportin e rëndë, projektet e infrastrukturës dhe prodhimin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments