ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: ËSHTË E NEVOJSHME MBAJTJA E NJË SAMITI TRAMP (TRUMP)-PUTIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Kremlini e konsideron një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) të nevojshëm, por thotë se aktualisht nuk ka asgjë konkrete dhe se çdo samit duhet të përgatitet në mënyrë të përshtatshme.
Kjo u deklarua nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov, i cili, megjithatë e bëri të qartë se takimi nuk është planifikuar të zhvillohet në Arabinë Saudite, siç ishte hipotezuar më parë nga disa media, sepse presidenti Putin nuk planifikon të udhëtojë në Riad gjatë ditëve kur presidenti Tramp (Trump) do të jetë i pranishëm - në mesin e muajit maj.
“Në disa aspekte ne besojmë se është e nevojshme”, citohet të ketë thënë z. Peskov nga agjencia e lajmeve “Tass” - duke folur për një takim të mundshëm presidencial (samit).
“Por duhet të përgatitet siç duhet dhe kjo kërkon përpjekje në nivele të ndryshme ekspertësh.
Kjo kërkon vazhdimin e kontakteve midis Moskës dhe Uashingtonit, të cilat janë nisur dhe po vazhdojnë.
Ende nuk ka asgjë konkrete.
Megjithatë - shtoi zëdhënësi - presidenti Putin nuk ka plane për të vizituar Lindjen e Mesme në mesin e majit.
Domethënë, në ditët nga data 13 deri në 16, kur presidentit Tramp (Trump) do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”.
Mbrëmë, agjencia e lajmeve “Tass” shkroi se presidenti Tramp (Trump) mund të takohet me presidentin Putinin në Arabinë Saudite, por në të njëjtën kohë raportoi fjalët e tij se asgjë nuk është planifikuar ende.
“Nuk e di, nuk kemi menduar për këtë”, u përgjigj presidenti amerikan në një pyetje mbi këtë çështje, sipas agjencisë ruse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments