top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE E ULI PRODHIMIN E BRENDSHËM BRUTO ME 6.5% PËR VITIN 2026.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Ekonomia e Kubës do të tkurret me 6.5% në vitin 2026, performanca më e keqe në Amerikën Latine, sipas vlerësimeve të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Amerikën Latine dhe Karaibet (ECLAC).


Kjo shifër bie ndesh me parashikimin e rritjes rajonale prej 2.2% dhe konfirmon një krizë të zgjatur për ishullin e Karaibeve, i cili, ka qenë tashmë në recesion vitet e fundit.


Ndër faktorët kryesorë është rënia e turizmit. Në tremujorin e parë të vitit 2026, mbërritjet ndërkombëtare ranë me 48% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Kësaj i shtohen tensionet ndërkombëtare dhe kushtet financiare kufizuese.


Sipas agjencisë së OKB-së me seli në Santiago të Kilit, Kuba ka gjithashtu PBB-në për frymë më të ulët në rajon, madje edhe më të ulët se Haiti.


Vendi ka kohë që alternohet midis stagnimit dhe tkurrjes, pa një rimëkëmbje të qëndrueshme pas pandemisë dhe reformave të brendshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page