top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | QEVERIA MOBILIZOI 132 MIJË TRUPA PËR TË LUFTUAR KARTELET E DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Forcat e armatosura dhe Garda Kombëtare e Meksikës kanë vendosur 132 mijë veta personel për të parandaluar aktet e dhunës në të gjithë vendin.


Mobilizimi masiv synon të përmbajë pasojat e mundshme të krimit të organizuar, duke parandaluar sulmet e armatosura dhe bllokimet e rrugëve pas kapjes së udhëheqësve të kartelit “Jalisco Nueva Generación”, Audias Flores Silva, “El Jardinero” dhe Julio César “N”, “El Güero Conta”.


Gjatë një konference për shtyp, Ministrat e Sigurisë Garsia Harfuk (García Harfuch), Marinës Morales dhe Mbrojtjes Trevilla, së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare Briseño, paraqitën planin e përmbajtjes.


Në shtetin e Jaliscos, një zonë me rrezik të lartë, 4000 oficerë u vendosën për të ruajtur kufijtë, rrugët dhe burgjet.


Ministri i Marinës, Raimundo (Raymundo) Morales, konfirmoi suksesin e strategjisë parandaluese kur tha se;

1-Është parandaluar përshkallëzimi i veprimeve më të dhunshme nga krimi i organizuar.


Autoritetet gjithashtu mbrojtën autonominë e ndërhyrjes në terren.


Ndërsa pranoi shkëmbimin e të dhënave të inteligjencës me vendet e huaja, Marina sqaroi se ky operacion u krye tërësisht nga autoritetet meksikane, duke përsëritur respektin e rreptë për juridiksionin kombëtar”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page