KUMTOHET SE NË FERMËN E PEDOFILIT TË VDEKUR XHEFRI (JEFFRY) EPSTEIN NË QYTETIN E MEKSIKOS SË RI JANË PËRDHUNUAR EDHE MESHKUJ (TË CILËT PARAPRAKISHT DROGOHESHIN).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Ata e quanin ferma e tmerrit; prona e pedofilit të vdekur Xhefri (Jeffry) Epstein në Qytetin e Meksikos së Ri (New Mexico) që dyshohet se ishte skena e dhunës jo vetëm kundër vajzave të mitura.
Rrjeti pedofil përfshinte edhe djem të rinj, të cilët, u mashtruan duke i transportuar në pronën e izoluar dhe më pas u droguan dhe u përdhunuan.
Zbulimi thuhet se përmbahet në një raport të ri, të cituar nga enti mediatik “New York Post”, i cili, përshkruan detaje tronditëse rreth asaj që ndodhi brenda fermës, duke përfshirë rrëmbimin dhe vrasjen e dyshuar të të porsalindurve të marrë nga nënat e tyre.
Këto zbulime vijnë ndërsa hetimet penale dhe kërkimet kanë vazhduar prej muajsh në fermë, pikërisht vendi ku pedofili Epstein dyshohet se ndoqi planin e tij për të pasur fëmijë me qëllim përhapjen e ADN-së së tij.
Autoritetet filluan të kontrollonin pronën pasi dosjet që lidheshin me ish-financierin zbuluan një ankesë anonime që pretendonte se trupat e dy viktimave që vdiqën nga mbytja gjatë marrëdhënieve seksuale të dhunshme mund të jenë varrosur atje.
Detajet e akuzave të reja të tmerrshme kundër pedofilit Epstein u zbuluan nga kongresmenia demokrate Mellëni Stensbëri (Melanie Stansbury).
Në një intervistë me “60 Minutes Australia”, ajo përshkroi një burrë që tha se u takua me pedofilin Epstein dhe u çua në fermë dhe u drogua.
Ai përshkroi në detaje një skenë në të cilën disa vajza u përdhunuan para syve të tij.
Nuk është e qartë se ku e mori këtë informacion kongresmenja Stensbëri (Stansbury) informacionin.
Australia ishte vendi i adoptuar i znjsh. Virxhinia Xhiufri (Virginia Giuffrè), akuzueses kryesore të pedofilit Epstein dhe ish-Princit Endrju (Andrew), e cila, vdiq.
Beteja e znjsh. Virxhinia (Virginia) tani po udhëhiqet nga vëllai i saj, Skai Rabrts (Sky Roberts).
Në një intervistë me median britanike, ai kritikoi Mbretin Karl (Charles) III-të dhe Mbretëreshën Kamilë (Camilla) për vendimin për të mos u takuar me viktimat e pedofilit gjatë vizitës së tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burime nga Pallati i Bakinghem (Buckingham) shpjeguan se një takim mbretëror me viktimat e pedofilit Epsteinit mund të ishte kundërproduktiv për gratë e përfshira, duke penguar hetimin në vazhdim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments