top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI | PRESIDENTI I BANKËS QENDRORE EDUIN (EDWIN) ROJAS U ARRESTUA; AKUZOHET PËR SHPËRDORIM DETYRE ME PASOJË DËM EKONOMIK PREJ 124 MILIONË $.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 29
  • 1 min read

La Paz, Bolivi | Zyra e prokurorit të La Paz-it ka urdhëruar arrestimin e ish-Presidentit të Bankës Qendrore të Bolivisë, Eduin (Edwin) Rojas, me akuzat për shpërdorim detyre dhe sjellje joekonomike për dëme të dyshuara ndaj thesarit publik në vlerë prej 124 milionë dollarësh”.


Kështu raportoi enti mediatik vendor “El Deber” - duke shtuar se sipas Prokurorit Miguel Kardozo (Cardozo), në vitin 2024 bordi i drejtorëve të Bankës Qendrore të vendit të Andeve miratoi një rregullore mbi operacionet financiare që lejonte shtatë shkëmbime të obligacioneve sovrane me subjekte të ndryshme bankare, duke bërë blerje që tejkalonin kufijtë e lejuar.


Së bashku me Presidentin Rojas, i cili, kryesoi institucionin më të lartë monetar të Bolivisë deri më 13 nëntor 2025, një ish-drejtor, ish-kreu i politikës ekonomike dhe një ish-menaxher i operacioneve të Bankës Qendrore u arrestuan për përfshirje në miratimin e rregullores së kundërshtuar nga hetuesit.


Zyra e Prokurorit njoftoi se ish-menaxherët do të akuzohen zyrtarisht dhe do të paraqiten para një gjyqtari paraprak në orët në vijim.


Rasti është pjesë e hetimit për korrupsion të dyshuar që përfshin anëtarë të qeverisë së mëparshme boliviane.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page