top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | GJKKO-ja SHQIPTOI VENDIME GJYQËSORE NDAJ SUBJEKTEVE: ROVEN ZEKA; EDISON TABAKU; SOKOL NAVAKU; ERGEST VRIONI; BLEDI BELBA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 6 min read
Z. Roven Zeka
Z. Roven Zeka

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) shqiptoi vendime gjyqësore ndaj:

1- Z. Roven Zeka.

2- Z. Edison Tabaku.

3- Z Sokol Navaku.

4- Z. Ergest Vrioni.

5- Z. Bledi Belba.


Njoftim | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 91/1, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Roven Zeka, Sokol Novaku, Edison Tabaku, Ergest Vrioni dhe Blendi Belba.


Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.


Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Etleva Deda dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 36, datë 28.04.2026 vendosi:


Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison TABAKU për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.


1.2. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Edison TABAKU me 2 (dy) vjet burgim.


1.3. Në mbështetje të nenit 15, pika 1, gërma a) dhe pika 4, gërma “b” të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Edison TABAKU, duhet ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme, duke filluar vuajtja e dënimit nga dita e ndalimit të tij.


Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol NOVAKU për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.


2.1. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Sokol NOVAKU me 2 (dy) vjet burgim.


2.2. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Sokol NOVAKU dhe vënia në provë për një afat prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.


2.3 Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, heqjen e masës se sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi”.


Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Roven ZEKA për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal, për shkak se në bazë të nenit 388/1, gërma “d”, nuk provohet se i pandehuri e ka kryer veprën penale.


3.1. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale heqjen e masës se sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi”.


Deklarimin fajtor të të pandehurit Ergest VRIONI për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.


4.1. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Ergest VRIONI me 1 (një) vit burgim.


4.2. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Ergest VRIONI dhe vënia në provë për një afat prej 2 (dy) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.


Deklarimin fajtor të të pandehurit Blendi BELBA për kryerjen e veprës penale “Moskallzimi i Krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.


5.1. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Blendi BELBA me 8 (tetë) muaj burgim.


5.2. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Blendi BELBA dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.


6.1. Në bazë të nenit 190/1 shkronja “a” të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 36/1 shkronja “a” të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale si më poshtë:


Shuma prej 200.000 (dyqind mije) lek sekuestruar të pandehurit Edison Tabaku.


6.2. Në bazë të nenit 190/1 të Kodit të Procedurës Penale kthimin e shumave të sekuestruara dhe aparateve telefonik dhe sende te tjera personale personave qe i përkasin;


a) Shuma totale prej 8.700 (tetë mijë e shtatëqind) euro, (sekuestruar të pandehurit Edison Tabaku – lënë në dorëzim në AAPSK).


b) Shuma totale prej 2.320.000 (dy milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë, (sekuestruar të pandehurit Edison Tabaku – lënë në dorëzim në AAPSK).


d) Shuma totale prej 10.000 (dhjetë mijë) lekë, në prerje 2×50 lekë (sekuestruar të pandehurit Edison Tabaku – lënë në dorëzim në AAPSK).


c) Shuma totale prej 2.900 (dy mijë e nëntëqind) euro, sekuestruar të pandehurit Sokol Novaku – lënë në dorëzim në AAPSK).


e) Shuma totale prej 14.000 (katërmbëdhjetë mijë) euro, në prerje 70×200 euro (sekuestruar të pandehurit Bledi Belba – lënë në dorëzim në AAPSK).


f) Një telefon i markës Samsung, ngjyrë e zezë, me nr. IMEI 1: **** dhe IMEI 2: **** (Ergest Vrioni).


g) Një telefon i markës iPhone, ngjyrë e zezë, me IMEI 1: **** dhe IMEI 2: **** (Ergest Vrioni).


h) Një telefon i markës Samsung Redmi, model 220111616, me nr. IMEI 1: **** (A.V).


i) Telefon i markës iPhone 15 Pro Max, ngjyrë gri, me nr. IMEI 1: **** dhe IMEI


2: ****, me kartë SIM ONE nr. **** dhe kod hyrje **** (Edison Tabaku).


j) Smartphone iPhone 12 Pro Max, me nr. serial ****, IMEI 1: **** dhe IMEI 2: ****, me nr. telefoni **** dhe kod hapje **** (Bledi Belba).


a) Një portofol ngjyrë kafe lëkure t’i kthehet të pandehurit Edison Tabaku.

b) Një telefon i markës Samsung Redmi, model 220111616, me nr. IMEI 1: ****, i kthehet shtetases A.V.


c) Një aparat celular i markës Samsung Galaxy A06, ngjyrë e zezë, me IMEI 1: **** dhe IMEI 2: ****, me kartë SIM ****, t’i kthehet të pandehurit Sokol Novaku.


6.3. Kalimin e provave materiale në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që lidhen me procedimin penal nr. 91/1/1 të vitit 2025 të ndarë, si më poshtë:


 Njësi qendrore HEWLETT-PACKARD (HP), Elite Desk, ngjyrë e zezë, me serial nr. **** dhe product no. **** (në proces ekspertimi pranë Zyrës së Ekspertizës SPAK).


 Njësi qendrore Dell Optiplex 3040, ngjyrë e zezë, me service tag **** dhe service code **** (në proces ekspertimi pranë Zyrës së Ekspertizës SPAK).


 Njësi qendrore Dell Optiplex 3040, Reg model D18M, Reg type D18M002, service tag **** dhe service code **** (në proces ekspertimi pranë Zyrës së Ekspertizës SPAK).


 Një aparat celular Samsung Galaxy A06, me IMEI 1: **** dhe IMEI 2: ****, me kartë SIM nr. **** dhe kod hapje **** (në proces ekspertimi pranë Zyrës së Ekspertizës SPAK, Roven Zeka).


6.4 Në bazë të nenit 371 të Kodit të Procedurës Penale, mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit: Një CD me përgjime; Dokument i sekuestruar me mbishkrimin “Informacion për sallën e komandimit dhe drejtimit, lidhur me datën 16.04.2025”; Kopje e një dokumenti në format A4, një fletë, e shkruar me dorë me stilolaps ngjyrë blu, ku evidentohen shuma monetare. Shkrimi fillon me “Llogarite me A.” dhe përfundon me “100E te golfi”. Origjinali mbahet në fashikullin e procedimit penal nr. 91/1/1 të vitit 2025.


Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve deklaruar fajtorë, solidarisht.


Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.


Tiranë, më datë 28.04.2026.


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page