top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: RUSIA NUK PËRCAKTOHET MË SI KËRCËNIM NGA SHBA-ës; KJO ËSHTË GJË POZITIVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Ndryshimi në strategjinë e sigurisë kombëtare të ShBA-ës nga administrata e Presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), e cila, nuk e përmend më Rusinë si një kërcënim të drejtpërdrejtë, është një hap pozitiv”.


Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, për agjencinë ruse të lajmeve “Tass”.


Ne e shohim këtë si një hap pozitiv”, tha zëdhënësi Peskov, duke shtuar se mesazhi i Presidentit Tramp (Trump) mbi marrëdhëniet Rusi-ShBA ndryshon nga qasjet e administratave të mëparshme amerikane.


Në përgjithësi, këto mesazhe bien ndesh me qasjet e mëparshme”, tha zëdhënësi Peskov, duke specifikuar se Kremlini do ta shqyrtojë strategjinë e përditësuar të sigurisë kombëtare të ShBA-ës në më shumë detaje dhe do të analizojë dispozitat e saj.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page