REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): JEMI GATI TË FLASIM ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN POR NË NJË VEND NEUTRAL.

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Sigurisht që jemi të gatshëm të flasim me Rusinë”.
Kështu tha kancelari Fridrish Merc (Friedrich Merz) në Berlin, në konferencën për shtyp të Samitit të Vullnetit, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me ftesën e presidentit Vladimir Putin drejtuar evropianëve.
“Këto bisedime duhet të zhvillohen në një format që përfshin Ukrainën, Rusinë, Evropën dhe ShBA-ës, dhe mund të zhvillohen, për shembull, në Emiratet e Bashkuara Arabe”, - tha kancelari Merc (Merz).
“Është e qartë se ata duhet të flasin sepse ne duam një zgjidhje diplomatike; vendi do të duhet të gjendet, nevojitet një vendndodhje neutrale”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments