ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: PLANI AMERIKAN I PAQES NUK ËSHTË REFUZUAR NË TËRËSI POR VETËM PJESË E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Presidenti rus Vladimir Putin nuk e hodhi poshtë planin amerikan të paqes të paraqitur dje në bisedimet në Kremlin nga Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner), por ndërsa disa pjesë u pranuan, të tjerat u konsideruan të papranueshme”.
Kështu tha zëdhënësi i Putinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.
“Rusia dhe Shtetet e Bashkuara tani po kryejnë punë në nivel ekspertësh dhe rezultatet duhet të bëhen baza për kontakte në nivelin më të lartë”, shtoi zëdhënësi Peskov.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments