UKRAINË | SULM ME RAKETA NË KIEV; DISA LAGJE JANË PËRFSHIRË NGA FLAKËT.

Kiev, Ukrainë | “Pas një sulmi me raketa nga trupat ruse, shpërthyen zjarre në disa zona të Kievit”.
Kështu njoftoi administrata ushtarake e Kievit, e cituar nga enti mediatik “Ukrinform”.
Sipas informacionit fillestar, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë trekatëshe në lagjen Obolon pas një sulmi armik", thuhej në deklaratë.
Një zjarr u raportua gjithashtu në një ndërtesë në lagjen Podilski.
Më vonë, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko (Klitschko), dhe Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit raportuan më shumë detaje mbi zjarret dhe dëmet në të paktën tre lagje për shkak të një sulmi me raketa ruse gjatë natës; në lagjet Obolonski, Podilski dhe Holosiivski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments