ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NE DUAM SIGURI PËR SHUMË BREZA QË DO TË VIJNË; JEMI TË HAPUR PËR NEGOCIATA POR DUHET TË ARRIJMË QËLLIMET TONA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Rusia dëshiron të arrijë paqe në Ukrainë që do të zgjidhë problemet e sigurisë të Moskës për shumë breza të ardhshëm”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, e bëri këtë deklaratë ndërsa bisedimet midis Presidentit Vladimir Putin dhe të dërguarit të posaçëm të ShBA-ës, Stiv Uitkof (Steve Witkoff) pritet të fillojnë në Moskë.
“Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet për paqe të Presidentit Tramp (Trump) dhe administratës së tij dhe duam të zgjidhim problemet tona të sigurisë për shumë breza që do të vijnë”, tha z. Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” - në një takim me median indiane dy ditë para vizitës së Presidentit Vladimir Putin në Dehlin e Ri.
“Rusia - shtoi z. Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve ‘Tass’ - mbetet e hapur për negociata paqeje.
Por nëpërmjet negociatave për paqe, me ndihmën e negociatave për paqe, ne duhet të arrijmë qëllimet tona.
Ne duhet të arrijmë qëllimet tona dhe duhet të eliminojmë shkaqet rrënjësore të operacionit ushtarak që kemi filluar”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments