ZVEÇAN: AUTORITETET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS HOQËN POSTERAT E VUÇIÇIT DHE TË PUTINIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 25, 2024
- 1 min read
Prishtinë, Kosovë | Në Zveçan autoritetet e Republikës së Kosovës hoqën posterat e presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe të presidentit të Federatës Ruse, Putin.
“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve, të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj, ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë. Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, tha ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili, ishte i shoqëruar me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments