ZBARDHEN MARRËVESHJET E NËNSHKRUARA NË PARIS MES QEVERISË SHQIPTARE DHE FRANCEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 12, 2024
- 1 min read
Paris, Francë | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Francë, në një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit Emanuel Makron.
Pas nderimeve ushtarake në ceremonialin shtetëror, kryeministri Rama u mikprit në Pallatin Elize (Elysee) nga presidenti francez Emanuel Makron, i cili, shoqëroi kryeministrin shqiptar në ambientet e brendshme të Pallatit, ku u prezantuan delegacionet përkatëse.
Më pas dhanë një deklaratë për shtyp për mediat e pranishme.
Më pas, në praninë e dy krerëve të qeverive u nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare bashkëpunimi mes vendeve, përkatësisht:
-Marrëveshje Ndërqeveritare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës mbi Kontributin në Zbatimin e Projekteve Prioritare në Shqipëri.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe Ministri i Deleguar për Europën, Jean-Noël.
-Marrëveshje e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një Hua për Politikat Publike për të mbështetur Aftësinë Përtëritëse dhe Zhvillimin e Gjelbër të Shqipërisë.”
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe zv/Drejtorja e Pergjithshme e Agjencise Franceze te Zhvillimit (AFD), znj. Marie-Hélene Loison.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































