top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KRYELUZAJ; KAVAJË | AMARILDO HAREMI U ARRESTUA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 minutes ago
2 min read

Fshati Kryeluzaj, Kavajë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Amarildo Haremi, me moshë 33 vjeç, banues në Lushnje.


Njoftim | Kavajë.


Finalizohet operacioni i koduar “Reaction”, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti.


Kanosi me armë zjarri pistoletë, 19-vjeçarin me të cilin u konfliktua, në fshatin Kryeluzaj, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.


Sekuestrohet pistoleta e dyshuar e përdorur për kanosjen, të cilën autori e kishte fshehur afër vendit të ngjarjes, si dhe municion luftarak i kalibrave të ndryshëm.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, mbrëmjen e djeshme, pasi morën informacion se një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, gjatë një konflikti, në fshatin Kryeluzaj, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe kapjen e autorit.


Në kuadër të operacionit të koduar “Reaction”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:


-A. H., 33 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosja”.


Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një subjekt, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë”, ka kanosur me armë zjarri shtetasi D. T., 19 vjeç, banues në fshatin Kryeluzaj.


Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar pistoletën, të cilën 33-vjeçari e kishte fshehur afër vendit të ngjarjes, në fshatin Kryeluzaj.


Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës sasi municioni luftarak i kalibrave të ndryshëm.


Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page