top of page
E BARDHË SHIRIT.png

XHERSI I RI; AMERIKË | PËRPLASJE HELIKOPTERËSH; NJË PILOT I VDEKUR; NJË PILOT I PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 28, 2025
  • 1 min read

Hammonton, Xhersi i Ri, Amerikë | Dy helikopterë u rrëzuan në ajër në Xhersin e Ri (New Jersey), të dielën, duke vrarë një person dhe duke plagosur rëndë një tjetër”.


Kështu thanë autoritetet.


Shefi i Policisë së Hammontonit, Kevin Friel, tha se ekipet e shpëtimit iu përgjigjën një raporti për një rrëzim mjeti fluturues rreth orës 11:25 të paradites.


Videoja nga vendi i ngjarjes tregon një helikopter që rrotullohet me shpejtësi drejt tokës.


Ekipet e policisë dhe zjarrfikësve më pas shuan flakët që përfshinë njërin prej helikopterëve.


Administrata Federale e Aviacionit e përshkroi rrëzimin si një përplasje në ajër midis një helikopteri Enstrom F-28A dhe një helikopteri Enstrom 280C mbi Aeroportin Bashkiak të Hammonton-it.


Në bord të secilit mjet fluturues ndodheshin vetëm pilotët.


Një person u vra dhe një tjetër u transportua në spital me lëndime për jetën.


Hammonton-i është një qytet me rreth 15000 banorë i vendosur në Qarkun Atlantik në pjesën jugore të Xhersit të RI (Nju Xhersit), rreth 56 kilometra në juglindje të Filadelfias.


Qyteti ka një histori të bujqësisë dhe ndodhet pranë Pine Barrens, një zonë e egër pyjore që mbulon më shumë se 1 milion akra (405000 hektarë).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page