KRYEMINISTRJA JAPONEZE SANAE TAKAIÇI (TAKAICHI) DO TË FLUTUROJË SË BASHKU ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NË HELIKOPTERIN PRESIDENCIAL “MARINE ONE”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Tokio, Japoni | Kryeministrja japoneze Sanae Takaiçi (Takaichi) do të shoqërojë Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) në helikopterin presidencial “Marine One” për një vizitë në bazën detare Jokosuka (Yokosuka), në jug të Tokios.
Mediat vendore e kanë njoftuar këtë veprim, duke e quajtur ftesën e Departamentit të Shtetit një gjest që synon të nënvizojë forcën e aleancës dypalëshe midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas burimeve të Shtëpisë së Bardhë, pas takimit të tyre të parë ballë për ballë të martën në mëngjes, të dy udhëheqësit do të udhëtojnë së bashku nga heliporti ushtarak amerikan në Tokio drejt aeroplanmbajtëses me energji bërthamore Xhorxh Uashington (George Washington), e cila, ndodhet në bazën e Marinës Amerikane në Prefekturën Kanagaua (Kanagawa).
Në fjalimin e saj të parë kryesor në Parlament javën e kaluar, Kryeministrja Takaiçi (Takaichi) - e cila, është bërë kryeministrja e parë femër e Japonisë - shprehu dëshirën e saj për të ndërtuar një marrëdhënie besimi me presidentin amerikan, duke përsëritur qëllimin e saj për forcimin e mëtejshëm të aleancës ShBA-Japoni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments