AUSTRALI: HELIKOPTERI RA NË ÇATINË E HOTELIT | VDIQ PILOTI DHE PASAGJERI I VETËM I PAIDENTIFIKUAR ENDE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 12, 2024
- 1 min read
Updated: Aug 25

Sideni, Australi | Një helikopter u rrëzua në çatinë e një hoteli Hilton në qytetin verior të Australisë, Keërns (Cairns), duke vrarë pilotin dhe duke shkaktuar një zjarr që shkaktoi një evakuim masiv.
Këtë e ka bërë të ditur policia lokale.
“Piloti dhe pasagjeri i vetëm i avionit janë gjetur dhe deklaruar të vdekur: po zhvillohen hetime mjeko-ligjore për identifikimin zyrtar të tij”, sqarojnë autoritetet australiane në një deklaratë për shtyp.
Një nga tehet e helikopterit ra në pishinën e hotelit, thanë shërbimet lokale të urgjencës, duke shtuar se dy të plagosur u dërguan në spital në gjendje të qëndrueshme.
Një tjetër helikë ka rënë në sheshin e sheshtë përballë pallatit, por sipas policisë asnjë nga personat në tokë nuk është lënduar.
Qindra të ftuar u evakuuan nga hoteli DoubleTree by Hilton pas aksidentit, i cili ndodhi në mes të natës, rreth orës 1:50 të mëngjesit me orën lokale.
Hetuesit e Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit u dërguan në vendngjarje.
Qyteti bregdetar i Keërnsit (Cairns) ndodhet në verilindje të shtetit australian të Kuinsllendit (Queensland), dhe është një destinacion popullor turistik dhe portë për në Barrierën e Madhe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments