GJERMANI | FORCAT E ARMATOSURA DO TË MARRIN 20 HELIKOPTERË “H145M” NGA “AIRBUS”-i.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Forcat e Armatosura Gjermane (Bundeswehr) do të marrin njëzet helikopterë sulmi të lehtë H145M nga kompania e mbrojtjes Airbus me një vlerë totale prej 931 milionë eurosh”.
Kjo thuhet në një dokument nga Ministria e Financave - e cituar nga disa media gjermane.
Mjetet fluturuese do të financohen nga fondi special për Bundeswehr-in, i miratuar nga qeveria gjermane muaj më parë.
Dorëzimi i helikopterëve nga “Airbus”-i është planifikuar për periudhën 2027-2029.
Sipas rrjedhjeve të informacionit, pesëmbëdhjetë prej tyre do të përdoren për luftime dhe pesë të tjerë do të përdoren për trajnimin e forcave speciale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments