top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VORË: U SHPALL NË KËRKIM POLICOR FLAVIO ISLAMAJ | AKUZOHET SE DO TË TËRHIQTE NGA ZYRAT E SHËRBIMIT POSTAR NJË PAKO ME 3.7 KG HASHASH QË VINTE NGA AMERIKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 2 min read

Vorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Flavio Islamaj, me moshë 21 vjeç.

 

Ai akuzohet se do të tërhiqte një pako me rreth 3.7 kg hashash që vinte nga Amerika.


Njoftim | DVP Tiranë/Vijojnë intensivisht hetime dhe veprime operacionale komplekse, kundër rasteve të trafikimit nga ShBA, të Cannabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë.

 

Në 24 orë, goditen 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Sekuestrohen 3 pako me 7.7 kg Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.

 

Arrestohet marrësi i njërës pako, në Elbasan.

 

Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se do të merrte pakon tjetër, në Vorë.

 

✅Shkon 5 numri i rasteve të trafikimit të Cannabisit, nga ShBA, të goditura gjatë kësaj jave, nga Policia e Tiranës. Në total u sekuestruan rreth ❌10 kg Cannabis me përqindje të lartë THC dhe u identifikuan ❌8 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Degën Qendra Tranzite të Postës Shqiptare, zhvilluan së fundi:

 

- operacionin “Dërgesa 1”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 32 vjeç, duke marrë në një degë postare në Elbasan, 2 pako me rreth 4 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC;

 

- operacionin “Dërgesa 2”, gjatë të cilit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 21 vjeç, pasi dyshohet se do të merrte në një degë postare në Vorë, një pako me rreth 3.7 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC.

 

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë porositur lëndën narkotike.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page