BELFAST: POLICIA E IRLANDËS SË VERIUT KËRKON NDIHMË NGA MËRGATA SHQIPTARE PËR LOKALIZIMIN E MARVIN GJUZIT ME MOSHË 16 VJEÇ | KONSIDEROHET I ZHDUKUR QË NGA 1 MAJI I VITIT 2025.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 16 hours ago
- 1 min read

Belfast, Irlandë e Veriut | Strukturat vendore të Policisë së Irlandës së Veriut bëjnë apel për ofrim ndihme me informacion për gjetjen e:
1- Marvin Gjuzit, me moshë 16 vjeç.
Ai u pa për herë të fundit më 1 maj të vitit 2025.
Njoftim | Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur.
Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025.
Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 - 01/05/25, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments