top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “PASHO HYSA”; TIRANË | NË KUADËR TË OPERACIONIT POLICOR TË KODUAR “MUNICIONI” U ARRESTUA ARIAN DURMISHAJ: 3 AKUZA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 7
  • 1 min read
ree

Rruga “Pasho Hysa”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arian Durmishaj, me moshë 64 vjeç.

 

Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Municioni”.

 

Iu gjetën në banesë:

•7 karikatorë armësh,

•4 armë të ftohta,

•1 pistoletë me mulli,

•uniforma dhe mjete si të Policisë, si dhe

•sasi të konsiderueshme municioni, arrestohet poseduesi.

 

Sekuestrohen sendet, të cilat posedoheshin pa leje.

 

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një banesë në rrugën “Pasho Hysa”, mbaheshin në kundërshtim me ligjin, armë dhe sende të tjera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Municioni”.

 

Gjatë ndërhyrjes, në këtë banesë u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje, nga pronari i banesës, shtetasi A. D., 64 vjeç.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, ky shtetas u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page