top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË | SKERDI MEHMETAJ (PIPERI) U ARRESTUA; I DËNUAR NË ITALI ME MBI 7 VJET BURG.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
17 hours ago
2 min read

Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Skerdi Mehmetaj (Piperi), me moshë 38 vjeç, banues në Selenicë.


Njoftim | Vlorë.


Finalizohet operacioni i koduar “Target 1”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.


I dënuar në Itali, me mbi 7 vjet burgim, për disa veprimtari kriminale, kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 38-vjeçari.


Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Target 1”.


Gjatë operacionit, u kap në qytetin e Vlorës, shtetasi S. M. alias S. P., 38 vjeç, banues në Selenicë, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 3 muaj e 15 ditë burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe tentativë zhvatjeje kryer në bashkëpunim, për posedim e përdorim të mjeteve zjarrvënëse (Molotov) në zonën e Riminit, Itali, si dhe për falsifikim dokumentesh identifikimi, rikthim të paligjshëm në Itali dhe mbajtje të armëve pa autorizim, të kryera gjatë periudhës 01.02.2015-12.02.2020.   

Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 6 vjet, 4 muaj e 3 ditë.


Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page