top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI LLAKATUND; VLORË | AUTOMJETIT TË IGLI BIMAJT IU VENDOS LËNDË PLASËSE; ADMINISTRATOR I NJËSISË ADMINISTRATIVE SHUSHICË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 days ago
2 min read

Updated: 4 hours ago

Fshati Llakatund, Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Igli Bimaj, me moshë 29 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Shushicë, iu vendos lëndë plasëse në automjet.


Njoftim | Rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij.


Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Shkëlqim Malaj, me moshë 41 vjeç.

2- Z. Ervin Skorovoti, me moshë 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.


Ata konsiderohen të përfshirë në vendosje lënde plasëse ndaj automjetit të:

1- Z. Igli Bimaj, me moshë 29 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Shushicë, në fshatin Llakatund, në datën 19 tetor 2026.


Njoftim | Vlorë.


Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Llakatund, ku u vendos lëndë plasëse në automjetin e një 29-vjeçari.


Finalizohet operacioni i koduar “Return”.


Identifikohen dhe arrestohen 2 prej autorëve të dyshuar.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2026, rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, ku u dëmtua me lëndë plasëse automjeti në pronësi të shtetasit I. B., organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Return”.


Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve:


Sh. M., 41 vjeç;


E. S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.


Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë.


Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale.


Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page