VETMIA E SHËN MARISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 4, 2024
- 1 min read
Ankona, Itali | Shenjtërorja e Shën Marisë (Santa Maria) dhe Tempulli i Valadierit janë dy faltore dhe kapela të vendosura në hyrje të shpellave Frasasi (Frasassi), një sistem i mrekullueshëm i shpellave karstike, në komunën Genja (Genga), në provincën e Ankonës, Marke (Marche), Itali.
Vendi i shenjtë është i lashtë; është cituar në dokumentet e vitit 1029. Është një strukturë e thjeshtë guri, e ndërtuar nga murgjit benediktinë, për të vendosur një imazh të djegur të Madonës.
Tempulli i vogël tetëkëndor u porosit në vitin 1828 nga Papa Leo XII, i cili, ishte me origjinë nga Genja (Genga).
Ai u ndërtua duke përdorur blloqe të bardha travertine, të nxjerra nga një gurore mbi shpellë. Struktura e mermerit të bardhë është projektuar nga z. Xhuzepe Valadier (Giuseppe Valadier).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments