top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VEPRIMTARI BRITANIK ANTI-ISLAM TOMI (TOMMY) ROBINSON U LIRUA NGA AKUZAT PËR KRYERJEN E NJË VEPRE PENALE SIPAS LIGJEVE KUNDËR TERRORIZMIT ME NDIHMËN FINANCIARE TË MILIARDIERIT ILLN MASK (ELON MUSK).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 22 hours ago
  • 2 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Veprimtari britanik anti-islam Tomi (Tommy) Robinson u lirua të martën nga akuzat për kryerjen e një vepre penale sipas ligjeve kundër terrorizmit duke refuzuar t'i jepte policisë kodin e tij PIN të aparatit telefonik të lëvizshëm, duke falënderuar miliarderin Illn Mask (Elon Musk), i cili, tha se financoi mbrojtjen e tij juridike.


Z. Robinson, me moshë 42 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Stefn Jaksli-Lenën (Stephen Yaxley-Lennon), është bërë një flamurtar për disa nacionalistë britanikë dhe një nga veprimtarët e profilit më të lartë kundër migracionit në Britani.


Ai u ndalua nga policia në muajin korrik të vitit 2024, ndërsa po kalonte me makinë kontrollin kufitar në terminalin e trenit të Tunelit të Kanalit në Anglinë juglindore.


Prokurorët i thanë Gjykatës së Magjistraturës në Uestminstër (Westminster) të Londrës në një gjyq muajin e kaluar se një oficer ishte bërë dyshues për shkak të sjelljes së tij, se po ngiste një automjet me vlerë të lartë, Bentley-n e argjendtë të një miku, dhe po shkonte në Benidorm në Spanjën jugore, pasi kishte blerë vetëm një biletë atë ditë.


Ai dhe kolegët e tij ia sekuestruan telefonin z. Robinson dhe i kërkuan atij të jepte kodin e kalimit për ta zhbllokuar.


Por ai refuzoi, duke thënë se ishte gazetar dhe se telefoni përmbante materiale të privilegjuara.


Duke dhënë vendimin e tij të martën, gjykatësi Sem Guzi (Sam Goozee) tha se dukej sikur policia e kishte ndaluar z. Robinson për shkak të pikëpamjeve të tij politike dhe për këtë arsye vendimi për ta ndaluar atë ishte i paligjshëm.


Para së gjithash, faleminderit, Elon Musk... pse është dashur një biznesmen amerikan për të luftuar për drejtësinë tonë këtu dhe për luftën tonë kundër akuzave për terrorizëm ndaj gazetarëve” pyeti z. Robinson jashtë gjykatës?


Miliardieri Mask (Musk) shpesh i riposton mesazhet e tij në rrjetin social virtual Iks (X) dhe u shfaq me anë të një videolidhjeje në një tubim të kohëve të fundit në Londër, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz, të organizuar nga z. Robinson.


Para gjyqit të tij, ai tha se z. Mask (Musk) kishte paguar për mbrojtjen e tij.


Z. Robinson thotë se u vu në shënjestër të shtetit për ekspozimin e keqbërjeve, por denoncohet nga kritikët si një nxitës trazirash i ekstremit të djathtë me një sërë dënimesh penale.


Jam shumë i lumtur që gjykatësi ka dhënë një vendim kaq të fuqishëm tani që e thotë ashtu siç ishte - unë u shënjestrova për shkak të bindjeve të mia politike”, denoncoi ai.


Në emër të qeverisë, antiterrorizmi (policia) më shënjestroi për të provuar të merrte akses në telefonin tim si gazetar”, denoncoi ai.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page