VENEZUELË | TË AFËRMIT E TË BURGOSURVE POLITIKË PROTESTUAN PËRPARA BURGUT HELIKOIDE DUKE I KËRKUAR REGJIMIT ÇAVISTO-KOMUNIST LIRIMIN E TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | “Dhjetëra të afërm dhe miq të udhëheqësve të opozitës venezueliane, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të tjerëve të ndaluar për aktivitetet e tyre politike protestuan jashtë burgut Helikoide (Helicoide) në Karakas për të kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm”.
Kështu raportoi agjencia amerikane e lajmeve “AP”.
Demonstrata vjen mes presionit në rritje mbi qeverinë e Presidentes së përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez për të liruar të gjithë të ndaluarit për bindjet e tyre politike.
Muajin e kaluar, qeveria e saj njoftoi se do të lironte një numër të konsiderueshëm të burgosurish, por familjet dhe vëzhguesit e të drejtave të njeriut kritikuan autoritetet për ritmin e ngadaltë të lirimeve.
Në janar, presidentja e përkohshme premtoi gjithashtu të mbyllte burgun Helikoide (Helicoide), ku tortura dhe forma të tjera të abuzimit fizik dhe psikologjik të të burgosurve janë dokumentuar gjerësisht.
Ajo deklaroi se objekti, i ndërtuar fillimisht si një qendër tregtare, do të transformohej në një qendër kulturore, sociale dhe sportive për forcën policore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments