VENEZUELË | PRESIDENTI ÇAVISTO-KOMUNIST I ASAMBLESË KOMBËTARE JORGE RODRIGUEZ PREMTOI LIRIMIN E TË BURGOSURVE POLITIKË SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Presidenti i Parlamentit të Venezuelës, Jorge Rodriguez, vizitoi tubimin e mbajtur për 29 ditë nga të afërmit e të burgosurve politikë përpara “Zonës 7”, të Policisë Kombëtare Bolivariane (PNB) në lagjen Boleita, të Karakasit.
Pas një takimi me të afërmit e të burgosurve, Presidenti çavisto-komunist Rodriguez siguroi se lirimet do të ndodhin së shpejti.
“Midis të martës së ardhshme dhe më së voni të premtes, të gjithë do të jenë të lirë”, tha ai (Sipas të pranishmëve, të cilët, e regjistruan takimin dhe e ndanë pamjet në mediat sociale virtuale nëpërmjet faqes së pavarur të internetit Monitoreamos).
Për javë të tëra, familjet e të ndaluarve kanë mbajtur protesta dhe demonstrata të përhershme duke kërkuar lirimin e të afërmve të tyre, si pjesë e procesit të lirimeve të shpallura nga autoritetet venezueliane.
Angazhimi i Presidentit çavisto-komunist Rodriguez është pjesë e debatit politik dhe parlamentar rreth projektligjit të amnistisë që aktualisht është duke u shqyrtuar nga Parlamenti, i cili, parashikon pushimin e procedurave penale dhe lirimin e të ndaluarve për krime që lidhen me konfliktin politik në Venezuelë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments