VENEZUELË | U BOTUA TEKSI I PLOTË I PROJETLIGJIT TË AMNISTISË I CILI I SHTRIN EFEKTET JURIDIKE DUKE FILLUAR NGA VITI 2002.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Parlamenti i Venezuelës botoi tekstin e plotë të projektligjit për amnisti, një hap që Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez e ka quajtur thelbësor për një pajtim kombëtar të mundshëm, ndërsa Uashingtoni vazhdon të shtyjë për lirimin e plotë të të burgosurve politikë.
Krahasuar me draftin e qarkulluar dje gjatë votimit të parë parlamentar, versioni i ri e kufizon fushëveprimin e projektligjit në dhjetë incidente gjatë 25 viteve të fundit, nga përpjekja për grusht shteti në vitin 2002 kundër ish-diktatorit Hugo Çavez (Chavez) deri te protestat për mashtrim zgjedhor në vitin 2024.
Masa përjashton në mënyrë të qartë shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, krimet kundër njerëzimit, vrasjet me dashje, trafikimin e drogës në shkallë të gjerë dhe krimet kundër pronës publike.
Përfaqësuesi Luis Florido, anëtar i Komisionit të Posaçëm Legjislativ, e ndau tekstin në mediat sociale virtuale, duke theksuar rolin e ligjit në nxitjen e pajtimit përmes konsultimit publik, debatit parlamentar dhe miratimit presidencial.
Projektligji me 13 nene parashikon pushimin e procedurave penale dhe lirimin e të burgosurve të prekur.
I miratuar unanimisht në leximin e parë, pritet të marrë miratimin përfundimtar javën e ardhshme, pas një thirrjeje për përshpejtimin e procesit nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments