top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | REGJIMI ÇAVIST DEKLAROI SE DO TË MBYLLË BURGUN “EL HELICOIDE” (VENDI KU TORTUROHEN TË BURGOSURIT POLITIKË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Qeveria e Venezuelës ka njoftuar mbylljen e qendrës së paraburgimit të njohur si “El Helicoide” dhe shndërrimin e saj në një hapësirë ​​komunitare për aktivitete sportive, kulturore dhe shoqërore.


Njoftimi u bë nga Zv/Presidentja e përkohëshme Delsi (Delcy) Rodriguez gjatë ceremonisë së rilançimit të misionit “Rojet e Atdheut”, të transmetuar në televizionin shtetëror, “VTV”.


Sipas Presidentes së përkohëshme Rodriguez, transformimi i ndërtesës (për vite me radhë një simbol kyç i aparatit të paraburgimit dhe mbikëqyrjes së vendit) është pjesë e një faze të re pajtimi dhe rindërtimi institucional.


I vendosur në Karakas dhe i menaxhuar nga shërbimi i inteligjencës Sebin, “El Helicoide” është kritikuar prej kohësh nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat, kanë akuzuar për ndalimin e figurave të opozitës dhe të të burgosurve politikë në kushte shumë degraduese.


Gjatë viteve, Kombet e Bashkuara, Amnesty International dhe Human Rights Watch kanë dokumentuar tortura, keqtrajtime dhe shkelje të tjera serioze të të drejtave të të ndaluarve brenda objektit.


Vendimi vjen mes një sërë iniciativash qeveritare, duke përfshirë një ligj të propozuar për amnisti të përgjithshme për të burgosurit politikë dhe deklarata që synojnë promovimin e bashkëjetesës civile.


Megjithatë, autoritetet nuk kanë dhënë detaje operative ose një afat kohor për shndërrimin aktual të “El Helicoide” në një qendër shoqërore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page