VENEZUELË | PARLAMENTI VOTOI PËR HAPJEN E TREGUT TË NAFTËS PËR INVESTITORËT PRIVATË; VENDIMI PRITET TË DEKRETOHET NGA PRESIDETJA E PËRKOHËSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ (U TRADHTUAN IDEALET E ÇAVIZMIT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 29
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Parlamenti i Venezuelës ka miratuar një reformë që hap sektorin e gjerë të naftës për pjesëmarrjen e kapitalit privat, duke shënuar një përmbysje historike të kontrollit të ngurtë shtetëror të promovuar nga Çavizmi, i cili, ka sunduar vendin e Amerikës së Jugut për më shumë se 25 vjet.
Masa, e miratuar në lexim të dytë nga Asambleja Kombëtare (e cila, ka si shumicë PSUV-në, Partinë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës, e themeluar nga ish-diktatori Hugo Çavez) tani pret nënshkrimin ekzekutiv të Presidentes së përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez përpara se të hyjë zyrtarisht në fuqi.
Kështu raportuan mediat kryesore të Venezuelës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments