KOLUMBI | PRESIDENTI GUSTAVO PETRO: SHBA-ës TË KËTHEJNË NIKOLAS MADURON NË VENEZUELË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 28
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti Gustavo Petro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kthejnë ish-Presidentin Nikols (Nicolás) Maduro në Venezuelë për gjykim, duke kritikuar ashpër operacionin ushtarak amerikan të 3 janarit që çoi në kapjen e tij.
Duke folur në Bogotë, Presidenti Petro deklaroi se bombardimi i Karakasit, atdheut të Bolivarit, nuk është një akt kundër Maduros, por kundër të gjithë vendit.
Sipas tij, drejtësia duhet të administrohet nga autoritetet venezueliane, jo nga gjykatat amerikane.
Ai paralajmëroi gjithashtu kundër përdorimit të forcës si mjet për zgjidhjen e krizave politike në rajon.
Presidenti Petro e quajti operacionin amerikan një episod të destinuar të lërë një gjurmë historike, pavarësisht rezultatit gjyqësor të Maduros në Shtetet e Bashkuara.
“Këto komente - të raportuara nga mediat kolumbiane - vijnë vetëm disa ditë para takimit të tij të planifikuar me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) në Shtëpinë e Bardhë, më 3 shkurt”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments