top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ SHPALLI AMNISTI TË PËRGJITHSHME PËR MBARË TË BURGOSURIT POLITIKË; PROJEKTLIGJI DO T’I PARAQITET PARLAMENTIT PËR VOTIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez, njoftoi një amnisti të përgjithshme për të burgosurit politikë në vend gjatë një aktiviteti në Gjykatën Supreme të Drejtësisë”.


Kështu raportoi enti mediatik spanjoll “El Pais”.


Shpall një ligj dhe urdhër për amnisti të përgjithshme që ky ligj t’i paraqitet Asamblesë Kombëtare për të nxitur bashkëjetesën në Venezuelë.


U kërkoj të gjithëve të mos imponojnë dhunë ose hakmarrje, në mënyrë që të gjithë të mund të jetojmë me respekt”, tha Presidentja e përkohëshme Rodriguez - duke vënë në dukje se ky vendim ishte diskutuar tashmë me Presidentin Nikolas (Nicolás) Maduro.


Amnistia, mund të zbatohet për qindra të burgosur politikë që ende mbahen në burgjet e Venezuelës”, njoftoi enti mediatik i sipërcituar.


Njoftimi vjen gati një muaj pasi filloi lirimi gradual i të burgosurve pasi forcat amerikane kapën rob diktatorin çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduron më 3 janar.


Gjatë kësaj periudhe (sipas regjimit Çavist) më shumë se 600 të burgosur janë liruar, ndërsa numri i avokatëve të të burgosurve është rritur në 302.


Presidentja e përkohëshme Rodriguez njoftoi gjithashtu se “El Helicoide” (burgu i frikshëm që simbolizon represionin e regjimit) do të transformohet në një qendër shoqërore dhe sportive për komunitetin.


Presidentja gjithashtu u zotua të luftojë korrupsionin brenda gjyqësorit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page