VENEZUELË | QEVERIA E PRESIDENTES SË PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ NJOFTOI FILLIMIN E NEGOCIATAVE ME SEGMENTE TË OPOZITËS ME QËLLIMIN FORCIMIN E DEMOKRACISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 14
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Qeveria e presidentes së përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez ka njoftuar fillimin e negociatave me segmente të opozitës me qëllim forcimin e demokracisë.
Kështu u tha në një deklaratë në emër të Asamblesë Kombëtare të udhëhequr nga z. Jorge Rodriguez, vëllai i presidentes së përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez.
Kjo nismë përfshin iniciativën brenda kuadrit të thirrjes për unitet kombëtar për të kapërcyer krizën e tërmetit të dyfishtë të 24 qershorit.
Thirrja për lançimin e një harte rrugore, megjithatë, u drejtohet vetëm anëtarëve të Asamblesë Kombëtare 2015-2020, kryetari i së cilës, udhëheqësi i opozitës Juan Guaido, e shpalli veten president, duke marrë gjithashtu njohje nga disa qeveri të huaja në atë kohë.
Megjithatë, nuk përmendet pjesëmarrja e sektorëve të opozitës të udhëhequr nga fitesja e Çmimit Nobel për Paqen Maria Krina Makado (Corina Machado) dhe z. Edmundo Gonzalez Urrutia, që pretendojnë se u privuan në mënyrë të paligjshme nga fitorja në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments