VENEZUELË | 800 MIJË FUÇI NAFTË TË EKSPORTUARA NË DITË NË MUAJIN JANAR; DYFISHI I SASISË KRAHASUAR ME MUAJIN DHJETOR KUR NË PUSHTET ISHTE DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNISTO-NARKO-TERRORIST NIKOLAS MADURO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Eksportet e naftës së Venezuelës u rritën në rreth 800 mijë fuçi në ditë (bpd) në muajin janar; pothuajse dyfishi i 498 mijë fuçive (bpd) të regjistruara në muajin dhjetor; pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën kontrollin e sektorit dhe i dhanë fund bllokadës së eksportit.
Kështu raportoi agjencia kandeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) - duke u mbështetur mbi të dhënat e transportit detar.
Dhjetorin e kaluar, Uashingtoni vendosi një embargo dhe sekuestroi shtatë cisterna nafte për të ushtruar presion mbi qeverinë e diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro, duke çuar në akumulimin e mbi 40 milionë fuçive në tanke dhe anije dhe duke e detyruar kompaninë shtetërore PDVSA të ulte prodhimin.
Në muajin janar të vitit 2026, Departamenti i Thesarit i ShBA-ës lëshoi licencat e para për tregtarë të tillë si Trafigura dhe Vitol për të eksportuar rezervat e tyre, duke inkurajuar një rifillim të shpejtë të aktiviteteve të prodhimit, rafinimit dhe transportit detar.
Eksportet e autorizuara sipas licencës përfshijnë afërsisht 12 milionë fuçi naftë bruto dhe produkte të rafinuara, ekuivalente me një mesatare prej 392 mijë fuçi në ditë, të drejtuara kryesisht në terminalet në Karaibe për rishpërndarje të mëvonshme në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Indi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments