top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELA U BË FURNIZUESJA E DYTË E NAFTËS PËR SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Konflikti në Lindjen e Mesme ka riformësuar rrugët e naftës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e rikthyer Venezuelën në ballë të furnizimit me naftë të Uashingtonit.


Sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë (EIA), vendi i Amerikës së Jugut është bërë eksportuesi i dytë më i madh në tregun e ShBA-ës, pas Kanadasë.


Në javën që përfundoi më 10 prill, eksportet venezueliane arritën në 412,000 fuçi në ditë, një rritje prej 28% krahasuar me periudhën e mëparshme.


Kjo shifër tejkalon ndjeshëm 249,000 fuçi në ditë të dërguara nga Arabia Saudite, flukset e së cilës kanë rënë ndjeshëm me 58% për shkak të tensioneve rajonale dhe bllokadës së pjesshme të Ngushticës së Hormuzit, një pikë tranziti për afërsisht 20% të naftës dhe gazit në botë.


Kriza globale e energjisë, e përkeqësuar nga konflikti dhe ndërprerjet në furnizimet e Lindjes së Mesme, e ka shtyrë Uashingtonin të diversifikojë burimet e tij të furnizimit.


Në këtë kontekst, kthimi i naftës venezueliane është favorizuar gjithashtu nga lehtësimi i sanksioneve dhe marrëveshjet e reja midis Karakasit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas kapjes së ish-diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorsit Nikolas (Nicolas) Maduro nga forcat amerikane.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page