top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHËSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ: BOLL MË ME URDHRA NGA SHBA-ës; NA DUHET DIALOG I BRENDSHËM POLITIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohëshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez, ka mbrojtur nevojën për dialog të brendshëm për të zgjidhur krizat e vendit, duke hedhur poshtë kategorikisht çdo ndërhyrje të huaj.


Gjatë një takimi me punonjësit e naftës në Puerto La Kruz (Cruz), Presidentja e përkohëshme Rodriguez tha se:

1- Mjaft me urdhrat e Uashingtonit mbi politikanët venezuelianë; le të zgjidhë politika venezueliane mosmarrëveshjet tona”.


Ajo theksoi rëndësinë e krijimit të hapësirës për divergjencë demokratike, me kusht që kjo të bazohet në respekt, duke izolur ata që kërkojnë të dëmtojnë kombin.


Ky qëndrim vjen pas propozimit të lançuar të premten e kaluar për një dialog të vërtetë që përfshin të gjitha forcat politike, si aleatët ashtu edhe opozitën.


Detyra e udhëheqjes së këtij procesi i është besuar vëllait të saj, z. Jorge Rodriguez, President i Parlamentit, me qëllim arritjen e rezultateve konkrete, të lira nga direktivat nga Uashingtoni, Bogotaja apo Madridi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page