top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VELIPOJË | FLAVIO GROPAJ (BANUES NË FSHATIN PULAJ) U ARRESTUA; SHISTE DROGË DHE MBANTE KOBURE ME VETE EDHE PSE GJYKATA I KISHTE SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË SHTËPI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read
ree

Velipojë, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Flavio Gropaj, me moshë 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj.


Njoftim | Velipojë/Posedonte armë zjarri pistoletë dhe shiste lëndë narkotike në doza, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kapet në flagrancë dhe vihet në vihet në pranga 22-vjeçari.


Sekuestrohen pistoleta me municion luftarak, lënda narkotike e ndarë në doza dhe automjeti me të cilin qarkullonte 22-vjeçari.


Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dilte nga banesa dhe shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën për kapjen e tij në flagrancë.


Ata e kanë konstatuar shtetasin F. G., duke qarkulluar me automjet, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.


Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".


Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page