SHËN GJIN; LEZHË | U ARRESTUA FLAVJO GROPAJ BANUES NË VELIPOJË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 6
- 2 min read

Shën Gjin, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Flavio Gropaj, me moshë 22 vjeç, banues në Velipojë.

Njoftim | Shëngjin/Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën informative, goditen një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.
-Iu gjetën në automjet dhe në banesë, doza kanabisi që i posedonte me qëllim shitjen në Shëngjin, vihet në pranga 22-vjeçari.
-Procedohet penalisht një 30-vjeçar, pasagjer në automjet, pasi posedonte 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 radio marrëse-dhënëse.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë ndaluar në Shëngjin, për kontroll, një automjet me të cilin qarkullonin 2 shtetas.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. G. dhe pasagjer shtetasin S. I., shërbimet e Policisë gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i posedonte shtetasi F. G., me qëllim shitjen.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. G. u gjetën doza të tjera të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. I. u gjetën 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 radio marrëse-dhënëse.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 22 vjeç, banues në Velipojë, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. I., 30 vjeç, banues në Velipojë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: automjeti, dozat e kanabisit, arma e gjahut, municioni luftarak, 2 radiot dhe 1 celular.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios