PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PROPOZOJ EMËR TË RI PËR INTELIGJENCËN ARTIFICIALE; LE TA QUAJMË INTELIGJENCË SUPERIORE (SI); INTELIGJENCË EKSTREME (EI); INTELIGJENCË SUPREME (SI).

1 hour ago
1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) propozoi sondazh për të ndryshuar emrin e inteligjencës artificiale.
“Shumë veta besojnë se fjalët inteligjencë artificiale janë të pasakta dhe joefektive për të përshkruar IA-në.
Një përkufizim shumë më elegant dhe i saktë i këtij fenomeni të ri do të ishte inteligjencë superiore (SI), ose inteligjencë ekstreme (EI), ose edhe inteligjencë supreme (SI).
Ky është një sondazh dhe do ta vlerësoja nëse të gjithë do të votonin!
Cili është emri më i mirë për këtë revolucion?”.
Kështu shkroi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit











Comments